• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për shkak të Dua Lipës, “Yves Saint Laurent” flet shqip

Siç u bë e ditur nga vetë Dua Lipa, këngëtarja shqiptare lançoi bashkëpunimin më të ri me firmën e njohur ‘Yves Saint Laurent’. Dua do të jetë imazhi i parfumit që do të mbajë emrin ‘Libre’, që në shqip do të thotë i lirë. Ditën e sotme, faqja zyrtare e firmës në ‘Instagram’ ka publikuar një video ku shkruan emrin ‘Libre’ në disa gjuhë të botës, edhe në gjuhën shqipe. Sigurisht, për këtë zgjedhje ka pasur një impakt të rëndësishëm Dua, duke qenë se tashmë origjina e këngëtares njihet botërisht. Kjo video ka shkaktuar menjëherë reagime nga shqiptarët, të cilët nuk i kanë kursyer komentet. Kujtojmë se Dua do të kthehet në Kosovë për të qenë pjesë e festivalit e shumëpritur nga publiku, ‘Sunny Hill Festival’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE