• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për pak orë Kroi Art feston ditëlindjen, mami Bieta kujton momentet nga lindja e tij

Ditën e nesërme djali i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, Kroi Art, do të festojë 2-vjetorin e lindjes. Pavarësisht se duhen edhe pak orë që vogëlushi të festojë ditëlindjen, mami Bieta ka sjellë në mendje ditën kur Kroi erdhi në jetë. Duke qenë se sot është edhe dita e nënave, moderatorja kishte një arsye më shumë për të kujtuar momentet më të bukura nga lindja e djalit. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto, të cilat janë shkrepur pak ditë pasi Kroi Art u njoh me botën për herë të parë.

Përkrah fotove shumë të ëmbla familjare Bieta ka shkruar: “Ora 19:01…2 vjet më parë si sot, Kroi ishte ende te barku im dhe nuk e dija të them të drejtën, datën 12 maj, si ditën e nënave. Vetëm 24 orë më pas do të njihja ndjesinë, që thuajse prej 2 vjetësh ka mbushur zemrat tona. Ndaj në këtë vigjilje të ditëlindjes së dytë po publikoj këto foto të Kroi Art vetëm disa ditësh, që më bëjnë mua sot të kuptoj të gjitha nënat e botës”. Bieta ka treguar shpesh se ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me vogëlushin dhe herë pas here ndan me të gjithë momentet më të bukura me të nga përditshmëria. Kujtojmë se Kroi Art është djali i vetëm i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit. /revistawho.com