• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për pak nis lejen e lindjes, Meghan Markle fillon përgatitjet për të sjellë në jetë foshnjen e saj

Siç e dinë të gjithë, Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të parë gjatë muajit prill. Pavarësisht se data ende nuk është zbuluar, sipas rregullit mbretëror, Meghan duhet të fillojë lejen një muaj para. Sipas një burimi pranë çiftit, Meghan ndihet shumë mirë dhe ajo ka ndërmend të punojë dhe 2 javë, përpara se të marrë një pushim të merituar dhe të përgatitet për lindjen. ‘Elle’ shkruan se Meghan do i pakësojë daljet në publik dhe nuk do të shkojë në evente, megjithatë, pritet ta shohim atë të paktën dhe njëherë tjetër. Gjithashtu, çifti po bëhet gati për t’u zhvendosur në shtëpinë e re. Jo vetëm pjesëtarët e familjes, por i gjithë publiku është i emocionuar të shohë vogëlushin/en Sussex./revistawho.com