• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Për pak ditë feston ditëlindjen, vogëlushi Roan merr dhuratat e para

Djali i Majk dhe Majlinda Zekës është një nga bebat më të njohur të ‘Instagram-it’. Për pak ditë, vogëlushi Roan mbush 2 vjeç, por mesa duket dhuratat për të kanë filluar që tani. Ai ‘ka publikuar’ në profilin e tij (i cili menaxhohet nga Majlinda), një foto ku zbulon se ka marrë dhuratat e para nga një dashamirëse e tij. Në foto duket një tortë e madhe që shkruan: “Baby Boss” dhe lart mban numrin 2. Përveç tortës, Roan kishte marrë dhe një dhuratë të vogël të paketuar, të cilën duket se nuk ka pasur dëshirë ta bëjë publike. Nuk kanë munguar as ‘festat’ me miqtë e tij të vegjël, pasi në një video shfaqet shumë i lumtur me 2 bashkëmoshatarët e tij. Përsa i përket ditëlindjes, presim të shohim se çfarë do të organizojnë prindërit dhe çfarë dhuratash do t’i bëjnë vogëlushit të tyre./revistawho.com

CLOSE
CLOSE