• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Për një shëtitje në qytet Kim Kardashian mban me vete një çantë 35 mijë dollarëshe

Kim Kardashian njihet për jetën e saj luksoze dhe gjithmonë ka treguar se kur vjen puna tek veshjet e aksesorët nuk kursehet aspak. Së fundmi ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë kur u shfaq rrugëve të Malibu me një çantë të “Dior”. Në këtë rast habia nuk qëndron tek marka, por tek vetë çmimi i çantës, sepse kushton35 mijë dollarë. Për më tepër Kim është me fat, sepse si ky model janë prodhuar vetëm 10 çanta nga “Dior”.

Duke qenë se ylli i televizionit ka siguruar një koleksion me çanta të shtrenjta, nuk kishte si të mungonte në garderobën e saj edhe ky model me çmim marramendës. Sot Kim është një nga personazhet më me ndikim në botë, por më parë ajo ka treguar se bashkëshorti i saj, Kanye West, ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e stilit të saj. Ajo ka zbuluar se është Kanye ai që zgjedh shumicën e veshjeve të saj dhe se ai është një inspirim i vërtetë për të. /revistawho.com