• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për herë të parë një film në kinematë greke, Ermal Mamaqi jep lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit

“I love Tropoja” do të jetë filmi i parë shqiptar që transmetohet në kinemate greke. Këtë lajm e ka dhënë vetë Ermal Mamaqi me anë të një postimi në ‘Instagram’. “Me krenari ju njoftoj se për herë të parë 1 film shqiptar futet në kinematë e Greqisë. Nga data 24 shkurt “I love Tropoja” në Athinë dhe Selanik në Village Cinema. Ju ftoj të merrni me vete një mik që ti tregojmë se se tropojanët nuk janë ashtu si e kanë parë ata tek Taken”, shkruan Ermali në postim. Ky është një lajm mjaft i bukur për të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi, të cilët do të kenë mundësi të shohin një film shqiptar në kinematë greke.