• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Për çfarë do të donte ta kthente në jetë babain e saj të ndjerë? Jona Spahiu i prek të gjithë me përgjigjen

Ditën e sotme Jona Spahiu ishte personazhi i përzgjedhur për rubrikën “Një ditë me Dojnën” në “Pop Culture”. Moderatorja e emisionit e ka shoqëruar Jonën në një ditë të zakonshme në punë dhe ka zbuluar shumë detaje në lidhje me jetën e saj. Gjatë bisedës Jona nuk u ka shpëtuar pyetjeve për familjen e saj, në veçanti për babain e ndjerë, i cili është ndarë nga jeta para disa vitesh. Dojna e ka pyetur Jonën se për çfarë do të dëshironte ta kthente në jetë për një moment të vetëm babain e saj dhe Spahiu i ka prekur të gjithë me përgjigjen.

“Do të doja të shihte Raiden e tani që po e them kam shumë emocion, sepse e di sa të shenjtë e ka patur ai familjen. Ai ka bërë shumë për ne, ka qenë prezent shumë, kam një jetë të mbushur komplet prej tij, kam ende shkrimet e pusullat e tij në librat e mi. Do të doja shumë që të shijonte Raiden dhe të bënte një ndërthurje mes karakterit të tij e do thoshte ky djalë më ngjan mua. Raiden mund të them se ngjan në disa gjëra me babin”, është shprehur moderatorja. Jona Spahiu ka 1 vit që është bërë nënë dhe pak kohë para lindjes së djalit ajo organizoi një ceremoni martesore për të respektuar kujtimin e babait të saj. /revistawho.com