• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pavarësisht se është larg shtëpisë, Emina gjen gjithmonë një mënyrë për të qenë pranë familjarëve të saj

Emina Çunmulaj prej vitesh jeton në SHBA, vend në të cilin ka ndërtuar edhe familjen e saj. Pavarësisht se është larguar në një moshë shumë të vogël nga vendlindja e saj, ajo nuk i ka harruar asnjëherë traditat e kulturën shqiptare. Herë pas here ish-modelja rikthehet në shtëpinë e saj për të vizituar njerëzit e afërt, por edhe kur nuk mundet ta bëjë këtë gjë mjaftohet me një bisedë përmes telefonit. Ditën e sotme Emina ka treguar se mëngjesin e ka nisur në mënyrën më të bukur, duke folur në ‘FaceTime’ me babain e saj dhe një mik të tij. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet i ati duke peshkuar gjatë kohë që edhe komunikon me të. “Mali i Zi i bukur. Babai im dhe shoku i tij më i mirë duke peshkuar. Një pjesë e madhe e zemrës sime është gjithmonë në shtëpi”, ka shkruar Emina përkrah videos.

Ish-modelja shqiptare ka një lidhje shumë të ngushtë me familjarët e saj dhe kjo marrëdhënie është forcuar akoma dhe më shumë pas ndarjes nga jeta të nënës. Në vizitat e shpeshta në vendlindje Emina ka treguar gjithmonë se vazhdon t’i dojë po njësoj rrënjët e saj dhe se nuk ka për ta harruar kurrë fshatin në të cilin kaloi një pjesë të jetës. /revistawho.com