• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pavarësisht lajmeve të ndarjes, Liam dhe Miley nuk do divorcohen

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të lajmeve të ndarjes, por mesa duket ka ende shpresë për një pajtim mes tyre, sigurisht sipas burimeve të “People”. “Ata janë ndarë në këto momente sepse kanë nevojë për këtë ndarje, për shkak të mosmarrëveshjeve. Ata kanë vendosur bashkë se është e mira të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, por kjo nuk do të thotë se mes tyre ka marrë fund përfundimisht”, është shprehur burimi. Ai gjithashtu shtoi se këto probleme, kanë ndodhur dhe më parë në lidhjen e tyre dhe ia kanë dalë që t’i rregullojnë mes tyre, kështu që me siguri kjo situatë mes tyre do ketë një zgjidhje. Një divorc mes tyre duket se nuk do të ndodhë së shpejti, por me siguri këngëtarja e njohur do të sjellë muzikë të re inspiruar nga situata momentale e jetës së saj./revistawho.com