• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasionin për sportin e shndërron në sipërmarrje, Soni Malaj zbulon detaje nga planet e saj

Soni Malaj është kujdesur gjithmonë që të shfaqet në formë sa më të mirë fizike përpara publikut dhe ja ka dalë mbanë që të ketë përmasa perfekte. Këngëtarja e ka bërë stërvitjen pjesë të rutinës së saj të përditshme, sepse e ndihmon jo vetëm për të pasur energji në skenë, por edhe për të qenë sa më e shëndetshme.

View this post on Instagram

#mondaymotivation #gymgirl @fitnesspractica

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Përveçse në palestër, kemi parë që ajo të ushtrohet shpesh edhe në natyrë, duke marrë më të mirat nga ajri i pastër dhe sporti. Siç duket këtë pasion pritet që në të ardhmen Soni ta shndërrojë në diçka më të madhe. Ditën e sotme artistja ka treguar se shumë shpejt do të publikojë në rrjetet e saj sociale video profesionale nga stërvitja dhe do të nisë një sipërmarrje, detajet e të cilës nuk i ka bërë ende të ditura. “Për të gjithë ju që nuk keni kohë të shkoni në palestër, por dëshironi të stërviteni dhe jashtë saj, shumë shpejt do ju sjell filmime profesionale të rutinës sime stërvitore dhe të ushqyerit! Trupi ynë duhet respektuar dhe për të pasur trup të bukur kërkohet vullnet dhe punë! Ne po punojmë për diçka unike në formën e saj. Unë jam shumë e lumtur për këtë sipërmarrje të re. Jeni kuriozë? Prisni për më tepër”, ka shkruar Soni në një postim në ‘Instastory’.

Kjo nismë e re e këngëtares do të ketë lidhje me ‘fitness-in’, por ende nuk dihet ekzaktësisht se çfarë do të jetë. Më tepër detaje pritet që Soni t’i zbulojë vetë në vijim, por është e sigurtë se dhe këtë herë ajo do të arrijë një sukses të padiskutuar. /revistawho.com