• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasioni i parë i Jonidës ishte muzika, moderatorja zbulon arsyen përse hoqi dorë

Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në e emisionin ‘Xing me Ermalin’. Ajo ka zbuluar shumë të fshehta që askush nuk i dinte më herët, jo vetëm rreth karrierës së saj, por edhe për jetën private. Ndër të tjera Jonida ka kujtuar edhe fillimet e saj, kur merrej me muzikë. ‘Kënga ishte një dëshirë më shumë sesa nismë e një rrugëtimi që unë mendoja ta vazhdoja. Duke pasur një baba muzikant në shtëpi që i binte kitarës në çdo festë të mundshme, muzika ka qenë e pranishme që kur kam qenë e vogël. Doja thjesht ta kisha një kujtim dhe bëra mirë që e realizova në atë moshë sepse më vonë nuk do ta bëja më’, u shpreh Vokshi.

Ajo njihet edhe për shoqërinë disavjeçare që ka me këngëtaren Elvana Gjata, kështu nuk nguroi të shtonte më tej: ‘E lashë muzikën sepse njoha Elvana Gjatën dhe ja lashë asaj’.

Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme, Jonida foli për herë të parë për partnerin e saj Besnik Krapin dhe planet e tyre për martesë./revistawho.com