• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi zbuloi rastin e mashtrimit tek lojërat e fatit, Endri Prifti tregon një tjetër histori të padëgjuar më parë

Këngëtari i njohur nga Korça, Endri Prifti ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin ‘Ftesë ne 5’ me Bieta Sulon, për të sqaruar të vërtetën e statusit që shkaktoi mjaft zhurmë disa javë më parë, ku akuzonte qeverinë për vjedhje dhe denonconte se kishte rënë pre e lojërave të fatit. I pyetur nga Bieta, ai pranoi se ishte mashtruar, duke fajësuar pjesërisht veten që ra papritur në grackën e “atyre njerëzve” siç i quajti ai.

“Në ato momente njeriu s’di se ç’bën, një njeri që i është futur asaj nuk e kontrollon dot veten. Unë kam pasur gjithnjë faj, unë jam njeriu më i keq i vetes së vet, ama jam më i miri i të tjerëve, ndaj më duan. Jam krenar se i dua të gjithë dhe nuk i kam bërë njeriu keq, vetes time sa të duash”, u shpreh Endri duke i surprizuar të gjithë.

Më tej Prifti shtoi dhe se është ndeshur me mjaft padrejtësi nga disa gjyqtarë, të cilët sipas tij nuk e kanë trajtuar çështjen e pronësisë së shtëpisë së blerë nga Endri disa vite më parë, ashtu siç duhet. Këngëtari theksoi se gjyqtarët i vlerësojnë çështjet në bazë të faktit se kush nga palët ‘hedh’ më shumë lekë.

Artisti i njohur nuk e mohoi që është ndjerë ‘i peshkuar’ e nuk i kanë munguar kritikat as nga i vëllai, Stefi Prifti./revistawho.com