• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi Young Zerka tha se nuk e meriton famën, Samanta Karavella i përgjigjet me të njëjtën monedhë

Të shtunën e kaluar i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” gjatë lojës me ‘paintball’ Young Zerka u shpreh se Samanta Karavella nuk e meriton famën që ka. Këngëtarja nuk e priti mirë deklaratën e tij, ndaj vendosi t’i përgjigjej publikisht përmes një postimi në ‘Instagram’. “O Koçi s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr), të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, shkruajti Samanta në ‘Instagram’.

Mbrëmjen e sotme ishte ajo e ftuar në “Shiko kush luan” dhe ju përgjigj Young Zerkas me të njëjtën monedhë. Gjatë lojës “Këmbët në…” këngëtarja duhej të tregonte dy emra me të cilët do të donte të bashkëpunonte dhe dy të tjerë me të cilët nuk do të donte ta bënte diçka të tillë. Samanta tha se Aurela Gaçe dhe Ardit Gjebrea janë dy të preferuarit e saj, ndërsa për ata me të cilët nuk do të donte të bashkëpunonte tha: “Ronela Hajati dhe meqë më përmendi tek loja e ‘paintball’ herën e kaluar, dikush që nuk kam qejf është Young Zerka”.

Kujtojmë se Karavella dhe Hajati tashmë prej vitesh nuk gëzojnë raporte të mira me njëra-tjetrën dhe për këtë pjesë nuk kanë preferuar të flasin shumë në media. /revistawho.com