• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi udhëtimi u bë shkak për dyshimet për ndarje, zbulohet e vërteta e vizitës së Tunës në Afrikë

Tuna përpara disa javësh udhëtoi drejt Afrikës, ku vizitoi disa nga vendet turistike më të njohura në mbarë botën.

Ky udhëtim u bë shkak për përhapjen e dyshimeve për një krizë në marrëdhënie me Patrisin, por këngëtarja i hodhi poshtë thashethemet duke thënë se në 2019-tën dikush mund të shkojë diku si turist i vetëm. Megjithatë ky udhëtim drejt Afrikës nuk ka qenë vetëm për të vizituar vendet turistike, por duket se Tuna ka zgjedhur këtë destinacion për arsye më madhore. Sipas “Prive.al” këngëtarja ka xhiruar një videoklip në Mauritus dhe pritet që shumë shpejt këngëtarja të publikojë këngën e saj më të re. Në fakt nuk përbën habi kjo përzgjedhje e Tunës për klipin e saj, pasi ajo gjithmonë ka gjurmuar vendet më të veçanta për të sjellë diçka ndryshe në projektet që publikon. /revistawho.com