• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi u rikthye në ‘Kënga Magjike’, Besa Kokëdhima ndan me të gjithë mendimin për Ardit Gjebrean

Këtë javë që lamë pas, këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima u rikthye në kompeticionin e përvitshëm të ‘Kënga Magjike’ ku prezantoi projektin e saj më të fundit muzikor, me titull ‘Histori’. Pak më parë këngëtarja ka ndarë në ‘Instagram-in’ e saj disa foto nga momenti në skenën e ‘E diela shqiptare’, ku u shfaq e veshur në ngjyrë të bardhë dhe një ‘look’ të kuruar deri në detaje.

“Raundi i fundit. Unë do jetoj dhe do largohem nga jeta, por Ardit Gjebrea do vazhdojë të bëjë muzikë të mirë dhe ‘show’ në Shqipëri”, ka shkruar Kokëdhima krah këtyre momenteve.

Pas këtij postimi komentet e ndjekësve kanë qenë pozitive, ndërsa kënga e publikuar numëron deri më tani disa mijëra klikime ne kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com