• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pasi u largua nga “DigitAlb”, Jonida Vokshi zbulon projektin e ri

Pak ditë më parë, Jonida Vokshi dha lajmin e largimit të saj nga “DigitAlb” pas 10 vitesh si moderatore pranë këtij programi. Në postimin e saj në ‘Instagram’, Jonida falenderoi stafin dhe bashkëpunëtorët për gjithë kohët e bukura, si dhe lajmëroi se së shpejti do ta shihnim në projekte të reja. Mesa duket ajo nuk ka humbur shumë kohë dhe i është futur menjëherë punës. Jonida ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku zbulon se ndodhet në sheshxhirimin e filmit të saj më të ri. Arsyeja që ajo ka hequr dorë nga “DigitAlb” ka qenë pikërisht karriera si aktore, pasi Vokshi ka vendosur që t’i japë më shumë prioritet asaj, sigurisht pa lënë pas jetën private dhe planet për familje. Fatkeqësisht ajo nuk ka zbuluar më tepër detaje në lidhje me këtë projekt, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim çfarë ka rezervuar ajo për fansat e saj./revistawho.com