• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi sollën një këngë së bashku, reperja shqiptare i jep fund lidhjes me të dashurin

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale në ditën e të dashuruarve, reperja e njohur, Baby G zbuloi se ishte në një lidhje me një djalë të quajtur Lim Hoti, i cili ishte një artist i ri në tregun muzikor. Ajo shfaqej pranë partnerit të saj herë pas here, duke mos e fshehur në asnjë moment raportin e tyre. Dyshja sollën dhe një videoklip së bashku me titull ‘Pretty Gangster’, i cili fliste për historinë e tyre të dashurisë. Kënga u prit mirë nga publiku, megjithatë duket se gjërat pas tij kanë ndryshuar.

‘Prive’ ka zbuluar se ata nuk ndiqen më në ‘Instagram’ dhe se Baby G i ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me të. Nuk dihet nëse kjo është vetëm një krizë në lidhjen e tyre apo një ndarje përfundimtare, por kjo pritet të zbulohet në javët nga vazhdim nga vetë reperja./revistawho.com