• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi shtroi iftar për 310 persona, Capital T kritikohet nga ndjekësit për mungesë etike

Mbrëmjen e djeshme Capital T shtroi iftar për 310 persona të shoqatës “Jetimët e Ballkanit”. Ky u cilësua si një gjest shumë human nga ana e artistit, por as në këtë rast nuk munguan kritikat. Capital T publikoi në ‘Instagram’ foto gjatë iftarit dhe në njërën prej tyre shfaqeshin disa fëmijë dhe ky detaj nuk ju ka pëlqyer ndjekësve të tij. Njëri prej tyre shkruante se kjo tregon mungesë etike, sepse fytyrat e fëmijëve duhen mbuluar.

Megjithatë këngëtari nuk ka hezituar të përgjigjet dhe më pas debati vazhdoi gjatë. “Një iftar kemi ngrënë bashkë me ta dhe unë se di çfarë qenka tragjike të postosh me kë hamë, pavarësisht nëse janë fëmijë apo të rritur. Herë tjetër shkruaj me një llogari personale. Për të mira”, shkruajti Capital T në komente.

Më pas i njëjti komentues vazhdoi me replika duke treguar se fëmijët nën 18 vjeç duhen mbuluar dhe ky rregull duhet ndjekur nga të gjitha mediat, duke përfshirë edhe rrjetet sociale.

Më pas Capital T ka thënë se nuk është përshkuar askund se këto vajza janë të varfra. “Më duket se nuk është përmendur në asnjë vend se vajzat janë të varfra ose si janë të veshura. Thjesht kam ndarë disa momente nga ajo që kalova dje. Ti ndoshta do ishte mirë të nisje një fushatë për të sensibilizuar njerëzit për të mos paragjykuar dhe sa për identitet ka shumë rëndësi nga vjen se nuk i dua shumë gjërat falso, profilet, njerëzit etj”, ka thënë këngëtari.

Capital T njihet për gjestet e tij të bamirësisë, por ndonjëherë ndjekësit nuk i kursejnë kritikat as në të tilla raste. /revistawho.com