• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi shprehu zhgënjimin për njerëzit e saj të afërt, Morena Taraku tregon kush i ka qëndruar pranë pa interes

Morena Taraku u rikthye ditën e djeshme në rrjete sociale pas një pauze disa ditore me një mesazh shumë të fortë për të gjithë. Këngëtarja shkruante se e di shumë mirë që e vërteta një ditë zbulohet dhe se i vjen keq që e kanë lënduar edhe njerëzit e saj më të afërt. “Unë di shumë gjëra, por jo dhe aq sa Zoti, ai i di të gjitha dhe unë besoj në të. Nuk ma do zemra të lëndoj askënd, e aq më pak ata që hëngrën bukë në të njëjtën sofër me mua, edhe pse ata e bën… Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime… Dhe prapë po e përsëris Zoti i di të gjitha”, shkruajti Morena në postimin e saj. Ndërsa ditën e sotme ajo ka treguar se vetëm një personi i beson në jetën e saj dhe ai është i ati. Taraku ka publikuar në ‘Instagram’ një foto kapur përdore me babain e saj dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “E vetmja kapje dore që s’kishte prapavija të tjera përveç sinqeritetit dhe dashurisë”.

Morena ka treguar gjithmonë se me babain ka një lidhje shumë të ngushtë dhe se ai ka qenë personi i vetëm që i ka qëndruar pranë në çdo moment të jetës. /revistawho.com