• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi replikoi me ndjekësin, Blerina Bombaj ka një mesazh të qartë për të gjithë: Gjithmonë do të jetë dikush që hedh baltë

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj, ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të ndryshme nga ndjekësit e saj. I tillë ka qenë dhe rasti i fundit, ku një individ ka komentuar sjelljen e Blerinës në punë, duke u shprehur se dietologia nuk jep asnjë këshillë apo mendim pa e paguar.

Bombaj ka zgjedhur të reagojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ me anë të një postimi të gjerë, ku është mbështetur nga shumë ndjekës të saj.

“Më lejoni t’ju them se sado të përpiqeni të jeni njerëz të mirë, të drejtë, human, sado të sakrifikoni, të falni, të dedikoheni, të ndihmoni e të jepni, gjithmonë do të jetë një person që do përpiqet të shpifi, të hedhë baltë, të bëjë pis, gjithmonë. Prandaj mos u mërzisni, madje falini. Sepse ti e ke kuptuar se çfarë është lumturia, ndërsa këta njerëz jo. Zoti i ndriçoftë për veten e tyre”, ka shkruar Blerina bashkangjitur komentit të bërë nga personi në fjalë në rrjetin social të ‘Facebook’.

Pas këtij momenti të shumtë kanë qenë fansat të cilët kanë dalë në krah të dietologes së njohur, duke pohuar virtytet e punës dhe personalitetit të saj. Pavarësisht këtij fakti, Bombaj ka zgjedhur të mos replikojë më shumë, duke lënë punën e saj të flasë më mirë për të./revistawho.com