• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi ra pre e hajdutëve në Mykonos, fansat i kundërvihen Gigi Hadid

Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka kaluar disa ditë jo të mira në Mykonos në Greqi dhe kjo për shkak se 24-vjeçares i vodhën sendet personale që kishte me vete. Pas këtij momenti ajo ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit situatën e ndodhur.

“Mos lejoni ‘Instagram-in’ t’iu gënjejë. Sapo më morën çdo gjë, nuk do të kthehem më kurrë aty. Nuk do jua rekomandoja as juve. Shpenzojini paratë diku tjetër”, ka shkruar modelja në postimin e saj ku nuk kanë munguar reagimet e ndryshme nga fansat.

Shumë prej tyre janë zemëruar dhe kanë lënë një sërë komentesh negative ndaj saj duke i thënë që mos të fajësojë një vend të tërë për një rast të tillë. Pavarsisht këtyre komenteve, Gigi ka vendosur mos të replikojë me asnjë, duke i qëndruar besnike mendimit të saj të parë./revistawho.com