• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi pranoi publikisht lidhjen me miliarderin saudit, Rihanna zbulon se shumë shpejt dëshiron të bëhet nënë

Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel jetojnë prej disa kohësh në Londër dhe një burim i afërt ka zbuluar për ‘Hollywoodlife’ se dyshja dëshiron të krijojë familje. Ata kanë treguar se Rihanna dëshiron të bëhet shumë shpejt nënë dhe të ketë disa fëmijë me Jameel.

Për momentin ylli i muzikës pop është tepër e angazhuar me karrierën e saj në muzikë, linjën e të brendshmeve, kompaninë e kozmetikës si dhe linjën luksoze të rrobave. Por pavarësisht të gjitha impenjimeve, dëshira më e madhe e momentit e saj mbetet që shumë shpejt të bëhet nënë pasi ndihet tepër e dashuruar me partnerin e saj. Rihanna ndihet e sigurt pranë tij dhe siç ka pohuar dhe vetë ajo arrin të shikojë një të ardhme të sigurt me të.

Kujtojmë se këngëtarja dhe i dashuri i saj, Hassan, janë përfolur për lidhjen e tyre që në qershor të 2017-tës, por artistja nuk ka dashur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje më parë./revistawho.com