• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi ndihmoi të prekurit nga tërmeti, Bes Kallaku i rikthehet promovimit të filmit të tij

Gjatë gjithë këtyre ditëve Bes Kallaku ju ka qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti në vendin e tij, Bubq. Së bashku me Xhensilën ai vizitoi familjet që ishin dëmtuar më shumë nga tërmeti i fuqishëm dhe i ndihmoi materialisht. Gjithashtu ai u mundësoi vizitat në Bubq edhe personazheve shumë të njohur si Bebe Rexha dhe Ardian Bujupi. Duke qenë se gjatë kësaj kohe Besi ka qenë mjaft i angazhuar me këtë punë, ai nuk është marrë më tej me promovimin e filmit të tij ‘Falco’. Por ditën e sotme aktori ka njoftuar se filmi do rikthehet në të gjitha kinematë, për të bërë për të qeshur të gjithë ata që kanë nevojë për pak lumturi në këtë kohë të vështirë. Aktori është shprehur se nuk mund të solidarizohej vetëm 1 ditë me tragjedinë që preku gjithë vendin, ndaj hoqi dorë nga çdo lloj informacioni mediatik për filimin e tij. “Miq!
Lavdi Zotit, lamë pas më të keqen dhe pamë se në dite të vështira mund të bëhemi bashkë. Jemi prindër të rinj dhe bashkë me Xhensilën me zemrën plot provuam se familja mundet me çdo provë që Zoti na vë përpara. Të gjithë forcat tona mediatike u përqëndruan në shërbimin e atyre që kishin nevojë, ndaj vendosa të ndërprisja çdo postim qoftë edhe informativ mbi filmin “Falco”. Nuk mund të solidarizohesha vetëm një ditë, të kisha sy dhe veshë vetëm ditën e fatkeqësisë, të bëja të shurdhrin apo të verbrin ditët e tjera duke i shërbyer interesin tim. Ija që më rriti dhe edukoi nuk do ‘ma bënte hallall’. Gjatë gjithë këtyre ditëve jam munduar të gjendem afër e t’u shërbej me gjithë mundësitë njerërzve të mi. Siç edhe e kam thënë, me të ardhurat dhe fitimet nga filmi, do të vazhdoj ta bëj me gjithçka mundem, në mbështetje të atyre që vërtetë kanë nevojë. Nga sot rinisim seriozisht, aty ku e lamë suksesin e komedisë më aktuale edhe më të bukur shqiptare ‘Falco’. *Çdo ditë në kinema. Të qeshim se kemi shumë nevojë dhe “Falco” e dini ju, ËSHTË MAKSIMUMI!!! Një përqafim për secilin prej jush. Zoti ju ruajt!”, ka shkruar Besi në postimin e tij në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Miq! Lavdi Zotit, lamë pas më të keqen dhe pamë se në dite të veshtira mund te bëhemi bashkë. Jemi prindër të rinj dhe bashkë me Xhensilën me zemrën plot provuam se familja mundet me çdo provë që Zoti na vë përpara. Të gjithë forcat tona mediatike u përqëndruan në shërbimin e atyre që kishin nevojë, ndaj vendosa të ndërprisja çdo postim qoftë edhe informativ mbi filmin “Falco”. Nuk mund të solidarizohesha vetëm një ditë, të kisha sy dhe veshë vetëm ditën e fatkeqsisë, të bëja të shurdhrin apo të verbrin ditët e tjera duke i shërbyer interesin tim. Ija që më rriti dhe edukoi nuk do “ma bënte hallall”. Gjatë gjithë këtyre ditëve jam munduar të gjendem afër e tu shërbej me gjithë mundësitë njerërzve të mi. Siç edhe e kam thënë, me të ardhurat dhe fitimet nga filmi, do të vazhdoj ta bëj me gjithçka mundem, në mbështetje të atyre që vërtet kanë nevojë. Nga sot rinisim seriozisht, aty ku e lamë suksesin e komedisë më aktuale edhe më të bukur shqiptare “Falco”. *Çdo ditë në kinema. Të qeshim se kemi shumë nevojë dhe “Falco” e dini ju, ËSHTË MAKSIMUMI!!! Një përqafim për secilin prej jush. Zoti ju rujt!

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Kujtojmë se në role kryesore në filmin ‘Falco’ janë Bes Kallaku, Bleona Qereti, Arben Derhemi, Albano Bogdo dhe Olsi Bylyku. /revistawho.com