• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi mbushi 1-vjeç, Adelina Tahiri zbulon pamjet nga festa e organizuar posaçërisht për djalin

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’ disa pamje nga festa e përgatitur posaçërisht për 1-vjetorin e djalit të saj, Jon. 28-vjeçarja ka veshur një fustan të shndritshëm në ngjyrë gri, ndërsa vetë Jon është kombinuar nga mami me ngjyrën e bardhë dhe atletat ‘Gucci’. Krah Tahirit shfaqet dhe partneri i saj, Serjoza Markov i cili së bashku me artisten dhe miqtë e tyre më të afërt po festojnë ditëlindjen e parë të djalit.

Nga videot e publikuara nga familjarë të dyshes dallohet se Adelina dhe bashkëshorti i saj janë mjaft të lumtur për këtë moment special në jetën e tyre. Me siguri pas kësaj feste Jon do të jetë i mbuluar nga dhuratat e shumta, të cilat janë bërë me shumë dashuri posaçërisht për të voglin./revistawho.com