• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Pasi marrëdhënia treshe mori fund, Egla Harxhi i drejton disa fjalë ish-partneres

Marrëdhënia treshe mes Egla Harxhit, Alexandre de Basseville dhe Alesias para pak ditësh u tha se përfundoi. Tashmë Egla dhe Alexandre po rrisin djalin e tyre, Luçifer së bashku. Por gjërat nuk paskan mbaruar në mënyrë paqësore. Të paktën kështu të lënë të kuptosh publikimet e fundit në ‘Instagram’ të Eglës. Në njërën prej fotove të publikuara ajo shkruan: “Shumë njerëz kanë ardhur dhe kanë ikur dhe kjo është më e mira, pasi kanë liruar vend për persona më të mirë që do vijnë”.

Fotoja pasuese ka nënshkrimin: “Në fund t’i do përfundosh aty ku duhet të jesh, me kë është e destinuar të jesh, duke bërë ato gjëra të cilat je e destinuar të bësh”. Nga sa kuptojmë ajo që ka ndodhur i ka larguar të gjitha mundësitë për një ribashkim të tyre./revistawho.com