• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi Loredana dhe Mozzik blenë makinën e shtrenjtë, reagon gruaja zvicerane që i akuzoi për mashtrim

Mozzik dhe Loredana para pak ditësh blenë një makinë superluksoze, një prodhim i ‘Mercedes’. Makina e re kushton rreth 220 mijë franga dhe duhet thënë se është një blerje vërtet e kushtueshme. Pavarësisht se Mozzik dhe Loredana u përfshinë në një skandal mashtrimi parash, ata nuk ngurruan që të ndanin foton e makinës së re në rrjete sociale.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Petra Z. gruas me origjinë nga Zvicra, që akuzoi Loredanën se i kishte marrë rreth 900 mijë franga bashkë më vëllain e saj duke e kërcënuar. Në një prononcim për gazetën zvicerane “Blick”, Petra është shprehur se është ndjerë keq kur ka parë ato imazhe. “Tani ata kanë tre makina dhe ne jetojmë në varfëri. Kjo më thyen zemrën”, është shprehur ajo. Së fundmi autoritet zvicerane kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Loredanës, e megjithatë ajo dhe Mozzik vazhdojnë të jenë të sigurtë për pafajësinë e tyre. Pak ditë pasi skandali u në publik në mediat e huaja, reperja shqiptare i hodhi poshtë akuzat e Petra Z. me pretendimin se ajo ja ka dhënë vetë paratë. /revistawho.com