• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi konfirmuan ndarjen, Bleona ka një mesazh për Robertin dhe Norën

Robert Berisha vendosi të konfirmojë mbrëmjen e kaluar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Nora istrefi. Lajmi i ndarjes u has me reagime të ndryshme nga ndjekësit e dyshes, të cilët nuk hezituan të shprehnin keqardhjen e tyre lidhur me këtë vendim. Megjithatë në një ‘lumë’ komentesh nuk ka munguar dhe ai mbështetës nga këngëtarja e njohur, Bleona.

“Fat të mirë për të dy. Nga të gjithë njerëzit unë e ndjej dhimbjen tuaj dhe se çfarë po kaloni. Do ta kaloni këtë. Ju dua të dyve”, ka komentuar Bleona në postimin e Berishës ku konfirmonte ndarjen.

Me siguri pavarësisht kësaj situate të vështirë, Nora dhe Robert kanë mbështetjen e të gjithë miqve më të afërt dhe dashamirësve të tyre. Nga marrëdhënia shumëvjeçare, dy artistët sollën në jetë dhe një vajzë të quajtur Renee, për të cilën duket se vazhdojnë të kujdesen me po të njëjtin përkushtim./revistawho.com