• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi “Kënga Magjike” u finalizua, Ardit Gjebrea zbulon këngën e tij të preferuar

Mbrëmë, këngëtarët finalistë të “Kënga Magjike” u mblodhën edhe një herë tek “E diela Shqiptare” për të diskutuar votimet e natës së madhe. Pikërisht aty, Ardit Gjebrea zbuloi edhe këngën e tij të preferuar të këtij viti. Ai tregoi se një nga këngët që pëlqente më shumë ishte “Verën ku ma le” nga Orgesa Zaimi. “Tani që Kënga Magjike mbaroi më lejohet të them se kënga e Orgesës është një nga këngët e mia të preferuara”, tha ai. Kujtojmë se ky edicion i “Kënga Magjike” u fitua nga këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, që erdhi me këngën “Ma zgjat dorën”.