• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi i publikuan këngën para kohe në ‘Youtube’, Mozzik dhe Tayna marrin këtë vendim

Pak ditë më parë Mozzik dhe Tayna lajmëruan se në datë 28 janar do të sillnin bashkëpunimin e tyre të parë të quajtur ‘Edhe ti’. Artistët publikuan disa foto edhe në llogaritë individuale në ‘Instagram’, duke zbuluar një pjesë të ‘look-ut’ të tyre.

Fansat janë bërë shumë kureshtarë rreth materialit muzikor të tyre, ndërsa sot në rrjet ka qarkulluar edhe versioni ‘audio’ i këngës. Pas këtij publikimi Mozzik dhe Tayna kanë vendosur që ta sjellin këngën e tyre ditën e nesërme.

“Qënka shpërndarë kënga, e shoh që po ma dërgoni. Atëherë nesër del dhe videoklipi kismet. Nesër në orën 12:00”, ka shkruar artisti krah postimeve të tij më të fundit në ‘Instagram’. Me siguri fansat janë duke pritur me padurim deri në momentin që kënga do të publikohet edhe me pamje në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com