• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi e akuzuan se ka ofenduar komunitetin LGBT, Getinjo shpjegon kuptimin e tekstit të këngës së tij

Getinjo ka qenë mjaft aktiv në muzikë kohët e fundit dhe projekti më i fundit i që ai ka realizuar është në bashkëpunim me Loredanën. Pak ditë më parë ata publikuan në ‘Youtube’ këngën “Feuer”, e cila numëron me mijëra shikime deri më tani. Pavarësisht se fansat e Getinjos e pritën mirë, pati dhe nga ata që e kritikuan për shkak të një fraze që reperi këndon. Në një pjesë të këngës Getinjo shprehet “ti s’je G, je LGBT” dhe shumë fansa e përkthyen si një ofendim ndaj këtij komuniteti. Reperi i ka vënë re këto komente, ndaj nuk ka nguruar t’ju përgjigjet publikisht të gjithëve. Ai ka treguar se nuk e ka pasur si qëllim të dilte kundër LGBT, sepse gjithmonë ka për t’i përkrahur personat që i përkasin këtij komuniteti.
“Ndonjëherë një tekst tingëllon i këndshëm, ndonjëherë nënçmues! S’kam qenë dhe s’do të bëhem homofob kurrë. Muzika dhe teksti është komik, aksion, dramë, realitet, fallco, etj. Nëse do të kisha si qëllim të ofendoja komunitetin LGBT do të kisha përdorur fjalë të tjera ose do të bëja një këngë ekstra komplet kundër tyre. Por jo, ky nuk është mesazh negativ eh as pozitiv. Këto 2 rreshta ‘ti s’je G, je LGBT’ janë vetëm rreshta me pak komedi brenda! Respekte, uroj që të jeni të lumtur si njerëz dhe të lumtur në shpirt!”, ka shkruar Getinjo në ‘Instagram’.

Reperi nuk është i pari që përballet me të tilla keqkuptime nga ana e fansave, sepse shpesh tekstet e këngëve lënë vend për interpretime të ndryshme. /revistawho.com