• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pasi Baby Gee e “akuzoi” publikisht, Rina tregon si qëndron e vërteta e xhinseve

Gjatë një loje në emisionin ‘Shiko kush luan’, Rina e cilësoi këngëtaren tjetër, Baby Gee si shumë të dobët. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Baby Gee dhe menjëherë ju kundërpërgjigj Rinës në një postim në ‘Instagram’. Ajo e quajti atë si fanse të saj dhe i kërkoi t’i kthente mbrapsht xhinset që i kishte marr. Megjithatë kjo ‘luftë’ mes dy repereve nuk mbaroi me kaq, sepse me anë të një video ‘live’ në ‘Instagram’, Rina tregoi se si qëndron e vërteta e xhinseve. Ajo u shpreh se kur ka qenë pjesë e labelit ‘On Records’ të dyja shkëmbenin shpesh veshje me njëra-tjetrën dhe se në të vërtetë Baby Gee i ka marr asaj një palë xhinse. Në një postim tjetër në ‘Instastory’, Rina ka shkruar se për të nuk kanë rëndësi njerëzit që e urrejnë, por vetëm ata që e duan dhe puna e saj. Ndoshta me këto fjalë Rina ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë debatit të saj me Baby Gee, megjithatë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen mes tyre do e tregojë koha. /revistawho.com