• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pasi babai e kritikoi për fotot që publikon, këngëtarja shqiptare vendos të largohet nga rrjetet sociale

Pak kohë më parë Bebe Rexha zbuloi se kishte marrë kritika të shumta nga babai i saj, Flamur Rexha, për shkak të skenave provokuese në videoklipin “Last Hurrah”. Në atë kohë babai i saj shprehej se ato pamje e kishin sëmurur dhe se nuk donte ta shihte më në atë formë.

Për këtë arsye Bebe ka vendosur të kufizohet në përdorimin e rrjeteve sociale, duke publikuar sa më pak foto. “Jam mësuar me publikimin e gjërave dhe mos interesimin, por nuk mundem ta bëj këtë gjë. Jam mësuar me publikimin e ‘screenshot-eve’ që më duken qesharake, por që më vonë kthehen në diçka madhore. Unë dhe babai im jemi më të fortë se asnjëherë dhe ai kujdeset shumë për vajzën e tij”, ka thënë këngëtarja për gazetën “Britain’s Daily Star”. Ajo ka shtuar se do të bëjë më pak postime, por nuk do të heqë përfundimisht dorë nga rrjetet sociale siç bëri Ed Sheeran. Bebe Rexha është treguar gjithmonë shumë e hapur me fansat e saj dhe as këtë herë nuk e ka fshehur këtë vendim të marrë pas reagimit të të atit. /revistawho.com