• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas zhvendosjes në Zelandë, Vesa Luma nis një punë të re

Prej disa javësh, Vesa Luma është zhvendosur sërish në Zelandën e re pranë partnerit të saj, Big Basta dhe djalit të vogël.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka zbuluar se ka nisur punë atje. “Te puna e mamit”, ka shkruar Vesa krah fotos ku dallohet Lian me disa lodra. Mesa duket artistja do të qëndrojë për më shumë kohë kësaj here, duke qenë se deri më tani ajo është  zhvendosur herë pas here. Kujtojmë se këtë verë ajo qëndroi në Kosovë, aty ku dhe punoi në një radio dhe solli një projekt muzikor me Denik Prizrenin.

Ndërsa gjatë periudhës që ndodhej larg më të dashurit të saj, reperit të njohur, Big Basta nuk kanë munguar dedikimet e ndryshme që shprehnin mungesën dhe dashurinë ndaj tij./revistawho.com