• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Pas zënkës së bujshme, Robert Berisha pendohet për ofendimet ndaj Tunës

Robert Berisha dhe Tuna Sejdiu kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie jo shumë të mirë bashkë. Sherri i tyre u bë publik pothuajse një vit më parë dhe që prej asaj kohe kanë filluar ironitë midis tyre, apo deklaratat kundër njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket arsyes së zënkës, askush nuk e di përveç familjarëve. Ditën e sotme, këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ‘InTv’ dhe ngacmuar pak nga moderatorët, Roberti tha se ishte penduar për disa nga deklaratat e tij kundër Tunës. “Ndoshta po. Në disa deklarata ndoshta po. Njerëzit nuk e dinë të vërtetën, po ta dinin do të thonin mirë ke bërë. Njerëz jemi, gabime bëjmë”, u shpreh ai. Roberti gjithashtu tha se gjërat me Patrisin vazhdonin të ishin në rregull, ndërsa me djalin e tyre takohej shpesh./revistawho.com