• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas vendimit të Meghan dhe Harry-t, reagon edhe Kate Middleton: Ajo e urren…

Vendimi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore dhe për të jetuar larg Anglisë, ka hasur në reagime të ndryshme. E fundit që ka reaguar ēshtë Dukesha e Cambridge, Kate Middleton. Ajo është shprehur se nuk e shikon dot të mërzitur bashkëshortin e saj. “Kur Harry ndihej keq ose kishte probleme, William ishte gjithmonë aty për të, ashtu si Kate. Dukesha e Cambridge është shumë e lënduar. Ajo madje ka qenë këshilltarja e Meghan kur erdhi në Londër. Kate e urren të shohë burrin e saj kaq të mërzitur”, tregon një burim për Us Weekly. Pak ditë më parë burimet treguan edhe se si ndihej William. Ai është shprehur se e ka përkrahur vëllain e tij gjithë kohën, por nuk mund ta bëjë më. William shpreson se me kalimin e kohës ata do ndryshojnë mendje.