• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas thashethemeve për tradhti, William dhe Kate drejt përmirësimit të martesës së tyre

Princ William dhe Kate Middleton kanë qenë gjithmonë në qendër të mediave dhe thashethemeve, herë për problemet me çiftin tjetër mbretëror, e në të tjera raste për tradhtinë e shumëpërfolur të William me shoqen e ngushtë të Kate. Por së fundmi gjërat janë qetësuar dukshëm, pasi thashethemet janë lënë pas krahëve dhe çifti i njohur e kanë përdorur këtë ngatërresë në favor të martesës. Burime për “Us Weekly” kanë zbuluar se dukesha i ka harruar të gjitha dhe e vetmja gjë që e shqetëson herë pas here është fakti që gjithë këto lajme, një ditë do lexohen nga fëmijët e saj. Megjithatë, William dhe bashkëshortja e tij po bëjnë gjithçka mundem që gjërat të jenë në vendin e duhur. Kujtojmë se për shumë kohë lidhja e jashtëmartesore e William me miken e Kate u kthye në skandal mediatik dhe familja mbretërore e përjashtoi zonjën në fjalë nga rrethi i ngushtë i monarkisë./revistawho.com