• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas suksesit të këngës së fundit, Ronela Hajati e thotë troç: Kam nevojë për stadiume në jetën time

Ronela Hajati është konsideruar gjithmonë si një nga këngëtaret më të guximshme të estradës shqiptare. Pak ditë më parë ajo solli për publikun projektin e saj më të fundit muzikor me titull ‘Lage’, i cili u konsiderua si një ndër hitet e verës 2019. Megjithatë me anë të një postimi në ‘Instagram’, Ronela ka zbuluar në fakt se ende nuk ka publikuar këngën më të mirë të saj.

“Dhe të mendosh që akoma nuk kam postuar këngën time këtu. Kjo është një nga këngët e mia të preferuara. Në një jetë tjetër do kisha lindur një latine dhe jam vajzë arenash miq, kam nevojë për stadiume në jetën time”,- shkruan Hajati krah videos së këngës më të fundit të saj, duke zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri.

Mesa duket Ronela ka përgatitur pafund surpriza për të gjithë fansat e saj, të cilët presin me kërshëri çdo të re nga jeta e saj artistike. Kujtojmë se përveç ‘Lage’, ajo solli edhe dy këngë në bashkëpunim me Don Phenom, të cilat deri më tani numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com