• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas suksesit në muzikë, Luana Vjollca i kthehet punës në televizion

Luana Vjollca ka pasur një sezon të suksesshëm jo vetëm në emisionin e saj, por edhe në projektet e reja muzikore që ka publikuar. I fundit ishte bashkëpunimi me këngëtarin e njohur Faydee me këngën “Yalla Habibi”, i cili theu rekorde shikueshmërie që në ditët e para të publikimit. Luana nuk humb shumë kohë kur bëhet fjalë për punë dhe mesa duket, menjëherë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të “Shiko Kush Luan” në “Top Channel”. Moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar një foto në profilin e saj ku shfaqet me veshje serioze. Kujtojmë se pak kohë pas publikimit të këngës së fundit, Luana nisi pushimet në Monaco dhe më pas në plazhet e Shqipërisë së bashku me familjen e saj./revistawho.com