• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas spekulimeve për një krizë të çiftit, reagon për herë të parë Mozzik me këtë veprim

Dyshja e njohur, Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të mediave ditëve të fundit për shkak të raportit të tyre i cili po kalonte një krizë. Ky lajm u konfirmua nga burime pranë çiftit, por dhe në ditën kur reperja festonte 24-vjetorin e vetme me vajzën e saj, duke mos marrë asnjë urim publik nga partneri.

Pas gjithë zhurmës së qarkulluar në rrjet, Mozzik ka vendosur të reagojë së fundmi duke publikuar një foto në ‘Instastory-n’ e tij ku shihet përkrah Loredanës. Në të artisti lajmëron një prej datave të koncerteve në muajt e ardhshëm, megjithatë në këtë formë ai i ka dhënë fund zërave për një ndarje përfundimtare të çiftit.

Dy artistët janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Hana, pamjen e të cilës nuk kanë ngurruar ta tregojnë edhe në ‘Instagram’./revistawho.com