• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas shumë vitesh mungesë në tregun shqiptar, këngëtarja e njohur rikthehet në ‘Kënga Magjike’

Prej kohësh, këngëtarja shqiptare Linda Halimi është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 30-vjeçarja u bë nënë disa muaj më parë me një vajzë, megjithatë pavarësisht këtij fakti është kujdesur që të sjellë edhe projekte të reja në muzikë në tregun ndërkombëtar që ashtu siç ka treguar vetë ajo do të bëjnë krenar të gjithë shqiptarët.

Përpos këtij fakti, duket se Linda ka vendosur të kthehet sërish në tregun muzikor shqiptar. Këtë e ka treguar vetë artistja me anë të një postimi në ‘Instastory’, ku ka pyetur ndjekësit e saj nëse do dëshironin që ajo të kthehej këtë vit si konkurrente në kompeticionin e përvitshëm ‘Kënga Magjike’.

Shumica e fansave janë përgjigjur me po dhe Halimi nuk ka hezituar ta zbulojë rezultatin, duke lënë kështu të kuptohet se do të jetë pjesë e koncertit këtë vit.

Nuk dihet nëse Linda do të prezantohet me një baladë si ajo më titull ‘Ëndërroja’ që i solli fitoren në ‘Top Fest’ në vitin 2009, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë këngëtarja./revistawho.com

CLOSE
CLOSE