• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas shumë spekulimesh, Luana Vjollca konfirmon duetin me artistin e njohur ndërkombëtar

Luana Vjollca ka treguar muajt e fundit se i është dedikuar plotësisht projekteve muzikore dhe videoklipeve të reja. Në një kohë të shkurtër ajo ka sjellë disa bashkëpunime me disa nga emrat më të njohur të muzikës në Kosovë, por jo vetëm. Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’, ajo ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës, i cili është me një nga emrat më të njohur të artistëve ndërkombëtarë.

“Më në fund mund t’ju a tregoj. @faydeemusic Artist i mrekullueshëm”,- ka shkruar Vjollca krah videos ku dallohet se është në një prej skenave të xhirimit në qytetin e Vlorës, së bashku me Faydee. Siç duket artistët kanë zgjedhur që ky projekt të xhirohet brenda trojeve të Shqipërisë, për shkak të bukurive të shumta natyrore që ai mbart.

Gjatë këtyre ditëve Luana ka zbuluar dhe pamje të tjera nga vendet ku është xhiruar videoklipi, duke treguar dhe ‘look-un’ e saj për këtë projekt. Moderatorja nuk ka bërë të ditur një datë lidhur me publikimin e këngës më të fundit, por kjo pritët të zbulohet shumë shpejt nga vetë ajo në rrjetet sociale./revistawho.com