• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas shpalljes së kandidaturës për kryetar bashkie, Erion Isai zhvendoset me familjen në Ersekë

4 ditë më parë u zbulua se Erion Isai do të kandidojë për kryetar në bashkinë e Kolonjës. Isai ka treguar se do të donte shumë të jepte një kontribut për vendlindjen e tij, ku ka jetuar për 15 vite. Së fundmi në një intervistë për Bieta Sulon në emisionin “Ftesë në 5” aktori i humorit ka treguar se për pak ditë do të shpërngulet nga Tirana.

Ai ka vendosur që tashmë të jetojë në Ersekë së bashku me familjen, për të qenë sa më pranë qytetarëve. “Unë nesër shkoj në qytetin tim. Kam gjetur edhe shtëpinë ku do jetojmë. Nesër do shkoj unë të rregulloj shtëpinë dhe prej ditës së hënë bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë. Ne bashkë në Tiranë do takohemi në fundjava. Por një fundjavë do vij unë t’ju vizitojë si komshinjë, një fundjavë do vini ju te shijoni Kolonjën”, ka thënë Erioni. Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës, aktori mori mbështetjen e të gjithë miqve dhe fansave të tij. Kujtojmë se prej muajsh ai shfaqet në televizionin “Klan” me rubrikën “Be Coffee” me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun. /revistawho.com