• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas puthjes së Miley Cyrus me një vajzë, reagon ish-vjehrra e Kaitlynn

Drama e puthjes së Miley Cyrus me një vajzë pas lajmeve të ndarjes nga Liam Hemsworth, ka përfshirë shumë njerëz. Ndër to përmendim jo vetëm ish-bashkëshortët e vajzave, por dhe ish-vjehrrën e Kaitlynn. Ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e saj ku shkruante: “Heshtja është ndonjëherë përgjigjia më e mirë”. Sigurisht fansat kanë reaguar menjëherë në sektorin e komenteve dhe Linda ka pëlqyer disa nga ato që mbështesnin dy vajzat, por në të njëjtën kohë dhe qortonin veprimin e tyre. Megjithatë, Linda më pas ka shkruar vetë një koment në postim dhe ka shprehur dashurinë e saj për ish-nusen. Ajo ka thënë se gjithmonë do ta dojë nusen e saj, pavarësisht gjithçkaje. Por kjo nuk mbaron me kaq. Linda ka publikuar një tjetër foto ku është shprehur se askush nuk duhet të gjykojë veprimet e dikujt tjetër, sigurisht duke i adresuar këto fjalë tek situata e puthjes. “Pikërisht”, ka komentuar Kaitlynn, duke ‘i mbyllur gojën’ njëherë e mirë të gjithëve./revistawho.com