• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas publikimit të videoklipit, Ed Sheeran dhe Justin Bieber në krye të klasifikimeve

Ed Sheeran dhe Justin Bieber habitën fansat e tyre me bashkëpunimin ‘I don’t care’. Kënga u prit shumë mirë dhe që në ditët e para rezultoi e suksesshme, megjithatë pas publikimit të videoklipit, kënga ka thyer rekorde dhe tani qëndron në krye të klasifikimeve. Ed dhe Justin nuk kanë dalë nga stili i tyre të të kënduarit dhe i kanë kombinuar zërat e tyre në mënyrë perfekte. Sheeran ka kompozuar hitin ‘Love Yourself’ të Justin, megjithatë ky duet është konsideruar si epik, pasi të dy kanë një famë ndërkombëtare. Pavarësisht se kanë marrë shumë klikime, dyshja ende nuk ia ka dalë të thyejë rekordin e Ariana Grande me këngën ‘7 Rings’./revistawho.com