• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas publikimit të filmit ‘2 Gisht Mjaltë’, aktorët zbulojnë sa janë paguar

Filmi ‘2 Gisht Mjaltë’ rezultoi një sukses i vërtetë që në ditët e para të publikimit. Shitja e biletave ka thyer një rekord, ndërsa detajet e filmit janë komentuar vazhdimisht nga mediat. Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë qenë aktorët protagonistë të filmit, megjithatë kasti i aktorëve ka qenë i gjerë dhe me emra shumë të njohur për publikun shqiptar. Ndër to përmendim: Marjana Kondi, Natasha Sela, Koço Devole, Bujar Asqeriu, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori, Ervin Bejleri, Margent Caushi, Ervin Doko, e shumë të tjerë. Pikërisht këto personazhe kanë qenë të ftuarit në emisionin e mbrëmjes së sotme në ‘Xing me Ermalin’, ku një ndër temat ka qenë dhe ajo e pagesave. Gjithçka nisi nga Rezart Veleshnja, i cili u shpreh se për këtë film ishte paguar 200 euro. Më pas Marjana zbuloi se ishte paguar më pak. “Po ne që kemi marrë 50 euro”, u shpreh aktorja duke qeshur dhe më pas, batuta vazhdoi nga Ervin Bejleri i cili tha: “Po pse, unë paskam qenë më i paguari?”. Sigurisht biseda u shoqërua me të qeshura nga publiku, si dhe nga vetë aktorët. Në skenën e ‘Xing me Ermalin’ mungonte Elvana Gjata, pasi këngëtarja ndodhej në një koncert në Gjermani./revistawho.com

CLOSE
CLOSE