• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas problemeve me shëndetin, Cardi B premton se nuk do kryejë më ndërhyrje kirurgjikale në trup

Gjatë muajit maj Cardi B u detyrua të anulonte disa koncerte të saj, pas një ndërhyrje në stomak për heqjen e dhjamit. Siç duket reperja është e lodhur nga operacionet plastike, ndaj ka vendosur të heqë dorë prej tyre. Ditën e mërkurë Cardi B deklaroi në ‘Twitter’ se do të niste palestrën për të shmangur kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale. “Kam qenë duke u stërvitur këto dy javë, sepse unë nuk do të kryejë më ndërhyrje sërish”, ka shkruar Cardi në rrjetin social. Më pas ajo ka shtuar se për shkak të kësaj rutine të re stërvitore nuk ka pasur as dhimbje koke.

Pak ditë para këtij postimi reperja publikoi një foto të këmbëve të saj të ënjtura, duke treguar se ky është një efekt negativ i liposuctionit. “Shikoni sa enjten këmbët e mia sa herë duhet të fluturojë me avion, imagjinoni trupin tim. Kjo është arsyeja pse doktorët më thanë të bëja pak pushim. Stomaku im fryhet akoma dhe më shumë. Këmbët dhe stomaku më djegin kur fryhem”, ka zbuluar Cardi B.

Pas lindjes së saj reperja ka kryer edhe një ndërhyrje në gjoks dhe ka treguar se ishte mjaft i nevojshëm. Në fund të muajit të kaluar Cardi performoi për herë të parë në New Jersey pas anulimit të koncerteve. /revistawho.com