• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas prezencës së Bebe Rexhës në Bubq, Xhensila Myrtezaj i dedikon këto fjalë publikisht

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha vizitoi ditën e sotme fshatin e Bubqit, aty ku pa nga afër dhe dëmtimet që kishin pësuar shtëpitë e shumta. Në një fjalim të mbajtur për mediat shqiptare, Bebe theksoi se nuk e harron asnjëherë origjinën e saj dhe se të gjithë duhet të bëjnë diçka për situatën ën vend. Pranë yllit të muzikës ndërkombëtare ndodhej dhe aktori i humorit, Bes Kallaku së bashku me partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, të cilët e kanë shoqëruar Rexhën gjatë takimeve të ndryshme.

Ndërsa pak minuta më parë Xhensila ka zgjedhur të shprehë publikisht vlerësimin e saj për Bebe-n me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Bebe tha sot se prej nga vijmë nuk duhet ta harrojmë. Këtë herë jo vetëm nuk e harrove prej nga vjen, por erdhe për të bërë të mundur që një familje e shkatërruar fizikisht dhe moralisht ta harrojnë dhimbjen dhe lotët e mërzisë së këtyre ditëve të kthehen në lot gëzimi për ta. Paç vetëm të mira në jetë. Zoti të bekoftë ty dhe ata që ishin me ty”, ka shkruar Myrtezaj në fotot ku shfaqet Bebe gjatë takimit me njerëzit në fshatin e Bubqit.

Kujtojmë se aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka treguar se është me origjinë nga Bubqi dhe se aty është rritur nën kujdesin e gjyshes së tij, Ijes./revistawho.com