• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas përpjekjeve të shumta për t’u rikthyer me të, Khloe e quan Tristan një njeri ‘toksik’

Burime për “UsWeekly’ kanë konfirmuar për të disatën herë se Tristan Thompson vazhdon të tentojë të fitojë marrëdhënien me mamanë e vajzës së tij, Khloe Kardashian. Ndonëse këmbënguljet e tij kanë qenë të shumta, duket se Khloe nuk është aspak e interesuar për t’u kthyer me të, por është përqendruar tek puna e saj. Ndonëse basketbollisti i NBA e ka ftuar disa herë për t’u takuar, ajo nuk ka shfaqur asnjë lloj interesi për ta bërë këtë gjë.
Së fundmi Kardashian ka ndarë dhe një status në llogarinë e saj në rrjetet sociale, e cila thuhet se lidhet me Tristan, duke e quajtur atë një njeri toksik.
“Jo të gjithë njerëzit toksikë janë mizorë dhe të dashur. Disa prej tyre na duan shumë. Por ato janë toksike për qenien tonë thjesht sepse nevojat dhe mënyra e tyre ekzistuese në botë na detyrojnë të kompromentojmë veten dhe lumturinë tonë”, ka qenë shprehja që Khloe ndau në ‘Instagram’ me të gjithë ndjekësit e saj.
Ashtu siç kuptohet dhe nga fjalët e përmendura shpeshherë nga miliarderja, ajo e quan Thompson një njeri toksik, me të cilin dëshiron të mbajë raporte vetëm për hir të vajzës së tyre./revistawho.com