• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas performancës në “The Voice Kids”, Flori Mumajesi vlerëson publikisht Arilena Arën

Këtë vit Arilena Ara ju bashkua grupit të jurisë së emisionit “The Voice Kids”. Kjo është eksperienca e parë e këngëtares si trajnere dhe gjatë këtyre javëve ka treguar se është shumë e zonja të stërvisë zërat e rinj të muzikës. Të premten që lamë pas Arilena u ngjit për herë të parë në skenë me skuadrën e saj për të dhuruar një performancë elektrizuese. Këngëtarja së bashku me fëmijët kënduan këngën e Michael Jackson “They don’t care about us” dhe arritën të rrëmbenin të gjitha duartrokitjet e publikut. Për këtë performancë, Arilena ka marrë vlerësime edhe nga Flori Mumajesi. Ai ka publikuar në ‘Instastory’ videon e Arilenës dhe përkrah saj ka shkruar: “Një thesar. Në vena”.

Të tilla vlerësime nga ana e artistëve janë të rralla, prandaj ky postim i Florit me siguri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kujtojmë se pak vite më parë, dy artistët e njohur realizuan një bashkëpunim për këngën “Nallane”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE