• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas pamjeve luksoze në Itali, Kylie Jenner vazhdon festën e ‘çmendur’ në jug të Francës

Kylie Jenner mbushi 22-vjeç fundjavën e kaluar dhe vendosi ta kalojë gjithë javën duke festuar së bashku me miqtë dhe familjen e saj në një udhëtim në Europë. Fillimisht ata udhëtuan drejt gjirit të Amalfit në Itali, ndërsa së fundmi ndodhen ne jug të Francës. Ditën e sotme miliarderja e famshme publikoi disa video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shfaqej teksa pinte shotsa me miket e saj në një prej restoranteve më luksoze të vendit.

“Ditëlindja më e mirë e të gjitha kohërave”, shkroi Jenner bashkangjitur pamjeve festive pranë më të dashurve të saj. Në sy kanë rënë edhe veshjet e kushtueshme që Kylie ka zgjedhur për pushimet e saj në Europë. Ajo publikoi një foto me një fustan ngjyrë rozë nga Bottega Veneta, i cili kushton 529 dollarë.

Mesa duket festa e Jenner nuk ka mbaruar ende dhe 22-vjeçarja do të vazhdojë t’i habisë ndjekësit e saj me postimet e radhës./revistawho.com